Mbrojtësi i Interit, Diego Godin, me shumë mundësi do të largohet nga zikaltrit këtë verë. Veterani erdhi në Milano verën e kaluar si lojtar i lirë nga Atletico Madrid. Pritshmëritë për të ishin të mëdha, por ia nuk ia arriti të ishte titullar në treshen e mbrojtes së Contes.
Sipas raportimit të “Tuttosport”, e ardhmja e uruguaianit pritet të jetë në Premier League. Ekipe si Manchester United apo Tottenham kanë shfaqur interes për shërbimet e 34-vjeçarit.
Jose Mourinho e kërkon mbrojtësin në Londër pasi si do të ishte perfekt për skemat e tij, por “Djajtë e Kuq” mbeten favorit për transferimin e tij. Godin është kapiteni i Uruguait dhe numëron 135 ndeshje me fanellën e kombëtares. /abcnews.al