Godet Tirana, firmos me kampionin Albano Aleksi

schedule19:05 - 2 Qershor, 2022

schedule 19:05 - 2 Qershor, 2022

Albano Aleksi është zyrtarisht lojtar i Tiranës. Mesfushori kishte gjetur gjuhën e përbashkët një ditë më parë, ndërkohë që edhe ka firmosur.

“KF Tirana njofton afrimin e lojtarit Albano Aleksi. Klubi ka nënshkruar ditën e sotme marrëveshjen me lojtarin që e bën atë pjesë të bardhebluve për sezonin e ardhshëm.

Mesfushori do të jetë përforcimi më i ri i skuadrës. I urojmë mirëseardhjen në kampin e kampionëve”, ka njoftuar Tirana, ndërkohë që Alksi u bë pjesë e tyre pas një eksperience me Teutën, me të cilën fitoi edhe titullin kampion. / abcnews.al