Godet me grushte policin, arrestohet 67 vjeçari në Librazhd

schedule10:53 - 2 Gusht, 2023

schedule 10:53 - 2 Gusht, 2023

Një 67 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Elbasanit pasi akuzohet se ka dhunuar një punonjës të policisë në detyre.

Sipas policisë mësohet se policia e Librazhdit ka vënë në pranga këtë shtetas, pasi në ambientet e Stacioni të Policisë, ka goditur me grushte një punonjës policie, për shkak të detyrës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë 67 vjeçarin, banues në Prrenjas, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, pasi në ambientet e Stacioni të Policisë, ka goditur me grushte një punonjës policie, për shkak të detyrës”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!