“Godas keq me dy këmbët”, Memushaj: T’i gëzohemi fitores, e respektoj shumë Rejën

schedule18:44 - 18 Nëntor, 2020

schedule 18:44 - 18 Nëntor, 2020

Ledjan Memushaj ishte titullar sot në fushë dhe tregoi veten ashtu si bënte edhe vite më parë, kur kishte disa vite më pak mbi supe.

33-vjeçari pas ndeshjes foli për RTSH dhe tregoi rreth të ardhmes së kombëtares dhe përjetimit të ndeshjes së sotme.

“Jam i kënaqur që e arritëm objektivin. Luajtëm mirë, por rrezikuam pak në fund. E rëndësishme ishte fitorja, golashënuesit e asistuesit nuk kanë rëndësi. Kam moshë që nuk mendoj për të tilla gjëra.

Trajneri më ka ftuar edhe më parë, kam pasur një dëmtim dhe nuk kam ardhur. Trajneri ma kërkoi dhe unë iu vura në dispozicion, sepse ai është një njeri shumë i mirë dhe e respektoj shumë. Tani kam moshë që nuk mendoj më për veten, por për skuadrën.

Ka lojtarë të rinj me shumë kualitet dhe pas dy viteve do e shohim cilësinë e tyre. Laçi, Selahi, Bare janë të rëndësishëm dhe do rriten akoma më shumë në të ardhmen. Më cilën këmbë godas më mirë? Me të dyja godas keq”, përfundoi vlonjati. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!