Globe Soccer Awards: Duel Klopp-Ten Hag, një shqiptar i nominuar

schedule12:41 - 30 Tetor, 2019

schedule 12:41 - 30 Tetor, 2019

Ish-trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, është nominuar në kategorinë Trajneri më i mirë i Vitit në çmimet e Globe Soccer, ndërsa numri dy i Lazios, Igli Tare është nominuar në kategorinë e Drejtorit më të mirë Sportiv për punën e bërë në ‘Olimpico’.

Ishte një surprizë për të gjithë emri i Allegrit në listën finale, duke lënë jashtë trajnerin e Manchester City-t, Pep Guardiola, i cili sezonin e kaluar fitoi Premier League në Angli. Italiani është vlerësuar për atë që bëri me Juven para se të prishte kontratën dhe t’ia linte vendin Maurizio Sarrit.

Në listën e Globe Soccer Awards janë gjithashtu edhe fituesi i Championsit në sezonin e kaluar, gjermani Jurgen Klopp, si dhe trajneri i Ajax-it, Erik ten Hag. Ky i fundit eliminoi Juventusin në çerekfinalet e Championsit. Listën e plotësojnë trajneri i Algjerisë, Djamel Belmadi, i cili fitoi kupën e kombeve të Afrikës, si dhe trajneri i Portugalisë, Fernando Santos. Ai hyri në histori, duke fituar për herë të parë Ligën e Kombeve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!