Gllogjani një ditë pas sulmit me 3 të vdekur, autobusi ende në vendngjarje

schedule15:24 - 27 Nëntor, 2021

schedule 15:24 - 27 Nëntor, 2021

KOSOVË-Autobusi i sulmuar mbrëmë në Gllogjan ku u vranë tre persona, dy nxënës dhe shoferi, është ende në vendin e ngjarjes.

Policia ka vendosur perimetrin e sigurisë. Ndërkaq Prokuroria para pak momentesh ka bërë ditur se në lidhje me ngjarjen e rëndë janë kryer bastisje, mirëpo pa rezultat, pasi ende nuk është raportuar për të arrestuar.

“U bëj thirrje qytetarëve që të na ndihmojnë me informacionet që kanë. Ky është një moment i rëndë qoftë familjet e viktimave qoftë për ata që kanë qenë në autobus dhe e kanë përjetu. Ne me shumë kujdes jemi duke intervistu çdo dëshmitar okular dhe jemi të ndarë në shumë grupe dhe secili prej tyre jemi duke i koordinu veprimet, kemi intervistu shumë persona. Deri tash me informatat që posedojmë është përdorur një kallashnikov dhe është zbrazur një karikator, hetuesit janë në terren duke e bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes”, ka thënë prokurorja e rastit Sahide Gashi.

Sipas dyshimeve, vrasësi ka përdorur kallashnikov dhe ka zbrazur një karikator gjatë sulmit të tij. Policia ka bërë me dije se shoferi ka vdekur në vendin e ngjarjes, derisa dy nxënësit kanë ndërruar jetë në spital.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!