Glikoja e zonjës Virada, mahnit vizitorët në Himarë

schedule20:00 - 21 Korrik, 2019

schedule 20:00 - 21 Korrik, 2019

“Është e pamundur në fakt që të nisesh për në Dhërmi për Edicionin Veror dhe të mos ndalosh tek dyqani i famshëm i zonjës Virada, aty ku blihen reçelra, gliko, vajra ulliri dhe sa e sa produkte të tjera origjine e natyrale të prodhuara nga vetë zonja Virada”, kështu e nis kronikën gazetarja jonë.

“Klientët mund të provojnë çdo gjë dhe marrin atë që u pëlqen më shumë”, shprehet zonja Virada. Për mikrofonin e ABC News Virada tregon për produktin më të “çuditshëm” që ka prodhuar nga duart e saj.

“Më i çuditshmi ka qenë reçeli i çokollatës për fëmijë dhe e kam bërë me fruta, me dardhë ,me mollë, me çokollatë të zezë dhe me mjaltë. Zakonisht fëmijët kërkojnë çekokrem, por unë iu kam bërë një kamuflazh të vogël. Dhe sa e kanë provuar e kanë pëlqyer jashtë mase dhe i kanë detyruar prindërit që ta marrin”, tha ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!