Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Gledis Nano të na tregojë policët që paguhen nga Ervis Martinaj”, sherr në Komisionin e Sigurisë, deputetët e PD kërkojnë thirrjen e ish-drejtorit

schedule16:35 - 13 Shtator, 2022

schedule 16:35 - 13 Shtator, 2022

Deputetët e PD në Komisionin e Sigurisë, Ferdinand Xhaferaj, Flamur Noka dhe Ervin Salianji kanë kërkuar që ish-Drejtori i Policisë Gledis Nano, të dëshmojë për bisedën që ai ka bërë me oficerin Jeton Lami, rreth Ervis Martinajt.

Kërkesa e deputetëve të PD është refuzuar nga ana e deputetëve të mazhorancës, edhe pse neni 36 i rregullores së Kuvendit ju jep të drejtën anëtarëve të opozitës që të thërrasin ish-Drejtorin e Policisë në një seancë dëgjimore kur ata mbledhin 1/3 e firmave në Komision.

Deputetët demokratë kërkojnë që ish-Drejtori Nano të thotë se çfarë bisedoi me Jeton Lamin pas arrestimit të këtij të fundit, i cili akuzohet si bashkëpunëtor i Ervis Martinajt, duke e shoqëruar atë në rrugë në mënyrë që të mos e ndalonte patrulla e policisë.



/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!