Gledian Llatja: Ne fokus kam qytetarët dhe investimet, debati me Boçin është humbje kohe

schedule11:41 - 19 Prill, 2023

schedule 11:41 - 19 Prill, 2023

Kandidati i Partisë Socialiste, Gledian Llatja, kërkon një tjetër mandat në krye të bashkisë së Elbasanit. LLatja në një intervistë të dhënë për “Tirana Live” me gazetaren Elisa Gjerani është shprehur se në fokus të tij në këtë mandat të dytë që ai kërkon është rinia, turizmi dhe investimet në kanalizime.

Ndër të tjera ai ka theksuar se fushata e tyre ka qenë gjatë gjithë kohës që ai ka qenë kryebashkiak, dhe puna e tyre nuk do të ndalet për të sjellë ndryshime dhe gjatë 4 viteve të ardhshme.

“Ne kemi katër vite që jemi në fushatë, që punojmë dhe u kemi ndenj qytetarëve pranë në pandemi, në termet. Ne po përpiqemi dhe për 4 vitet e ardhshme. Kryesore dhe primare në fushatën tonë është rinia. Ekonomia është një tjetër fokus që ne kemi në fokus. PO përgatitemi për një mandat të fuqishëm për forcë ekonomike në Elbasan për një forcë të madhe në periudhën e 4 vjeçarit të ardhshëm. Rina është shtylla e parë e programi tonë. Rina dhe urbanizimi i zonave rurale në Elbasan”, ka thënë ai.

Ndër të tjera ai i është përgjigjur pyetjes së gazetares se si e shikon kundërshtarin duke thënë se për të të gjithë janë njëlloj si qytetarë dhe fushata e tij nuk ka të bëjë me individ të caktuar por ka të bëjë me të gjithë qytetarët për të ardhur në ndihmë nevojave të tyre.

“Ne kemi katër vite që ne punojmë për këtë ditë për mandatin e dytë, katër vite që ne po zhvillojmë Elbasanin, nuk do e quaj garë të lehtë apo të vështirë por që ne e bëjmë fushatën për veten. Për mua zoti Boçi është një qytetar si të gjithë. Garën nuk e fukusojmë te kundërshtari siç nuk kemi fokusuar dhe punën te kundërshtarët, por e kemi fokusuar te qytetarët”, ka thënë ai.

LLatja gjithashtu i është përgjigjur dhe ftesës që kundërshtari i tij ka bërë para disa ditësh i ftuar në Tirana Live, për debat publik, duke thënë se debatet me Boçin në studio janë humbje kohe dhe se fokusi i tij janë debatet me qytetarët.

Ne kemi katër vite që bëjmë debat , dhe më i miri është debati me qytetarët dhe me elbasanasit, dhe debatet shterpë në televizion me këtë politikë që nuk ka bërë asgjë për qytetarët nuk është me vend. Zoti Boçi vijon që ta kërkojë, por di të them se ka 18 vite që ai është në Elbasan, dhe unë 4 vite kam si kryebashkiak dhe asnjëherë nuk ka kërkuar llogari për atë që po bëhet në Elbasan. Ai po kërkon rritjen e vet politike, dhe ai mund ta thotë se çfarë ka bërë për Elbasanin’, është shprehur ndër të tjera kandidati i PS-së për Elbasanin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!