Glaukoma, mjeket e “Spitalit Amerikan”: Shenjat që shfaqen dhe si duhet të trajtohet

schedule09:32 - 3 Mars, 2021

schedule 09:32 - 3 Mars, 2021

Glaukoma është një sëmundje progresive e nervit optik, e cila nëse lihet pa u trajtuar mund të shkaktojë humbje të shikimit. Për të folur për simptomat dhe trajtimin e kësaj sëmundjeje në studion e “Abc-së së mëngjesit” ishin të ftuara mjeket e “Spitalin Amerikan”, Mimoza Meço dhe Teuta Haveri. Ata u shprehën se ndër faktorët më të rrezikshëm që ndikon është historia familjare, por gjithashtu rreziku i zhvillimit të kësaj sëmundjeje rritet me moshën.

Meço shprehu nevojën e kryerjes së ekzaminimeve përkatëse pas moshës 40-vjeç. “Nuk ka shenja specifike, shpesh ka lodhje të shpeshta, dhimbje rënduese të syrit, të kokës, luhatje të shikimit. Në shumicën e rasteve e diagnostikojmë rastësisht, pacienti vjen për një kontroll rutinë dhe si pjesë e check up-ve. Por dhe vetë njerëzit janë më të ndërgjegjësuar dhe bëjnë kontrolle të herëpashershme. Nuk është se ka shenja specifike dhe është sëmundje e tensionit.

Nuk është se haset në mënyrë të veçantë tek ata me syze, ata vërtetë që bëjnë më shpesh kontrollet por ka dhe pacientë që nuk i kanë këto probleme. Por dhe diçka tjetër, nëse jemi 20 vjeç mundësia për të pasur glaukomë nuk është aq e shpeshtë por pas të 40 – ave duhet të bëjnë kontrolle të paktën një herë në vit për ta kategorizuar nëse e kemi këtë rrezik.”, u shpreh mjekja Meço.

Haveri theksoi se diabetikët janë më të predispozuar për t’u prekur ndërsa shpjegoi mënyrat e kontrollimit së humbjes së mëtejshme të shikimit, duke e parandaluar ose ngadalësuar. “Deri diku diabeti i shkallës së avancuar mund të predispozojmë për atë glaukomën vaskulare, në stadet e dëmtimit ekstrem të syrit nga diabeti. Por do të tërhiqja vëmendjen për personat të moshës 35-40 vjeç që kanë një trashëgimi familjare të afërt, të cilat kanë vuajtur nga glaukoma.

Për këta kërkohet një vëmendje pak më e veçantë që të bëjnë në mënyrë urinë matjen e tensionit të syrit të paktën njëherë në gjashtë muaj. Ne kemi ekzaminime specifike që zbulojnë glaukomën pa arritur të japë shenja klinike. Kryhen nëpërmjet aparaturave jo invazive. Tomografia e nervit e zbulon sëmundje në stad akoma më të hershëm nëpërmjet fotografive të nervit optik mund të shohim se sa fije të nervit janë aktive.

Duke gjykuar mund të zbulojmë fillesat e saj. Mjekimi i parë fillestar janë tre grupe medikamentesh që jepen shkallë shkallë, nga glaukoma me rritje të vlerave të ulta të tensionit. Nëse kjo terapi maksimale me pika nuk e trajton tensionin, është momenti për t’ju drejtuar kirurgjisë për të ulur tensionine syrit.”, tha Haveri. /abcnews.al