Glauk Konjufca është emëruar kryeparlamentar i Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje bashkë me Listën “GUXO” të Vjosa Osmanit e kanë propozuar Konjufcën kryeparlamentar për legjislaturën e re.
Propozimin e tij e ka bërë deputeti Adnan Rrustemi dhe u votua pro nga 69 deputetë ndërsa 33 kundër dhe asnjë asbtenim. Konjufca ishte në krye të organit më të lartë ligjvënës pas zgjedhjeve të 6 tetor 2019, kur LVV doli partia e parë në garën e ngushtë me LDK-në.
Posti i Konjufcës ishte bërë tepër i rëndësishme për zhbllokimin e negociatave LVV-LDK, me këta të fundit që e kërkonin me çdo kusht këtë pozitë. Pas marrëveshjes së koalicionit me LDK-në, Konjufca u tërhoq nga pozita e kryeparlamentarit, për t’ia lënë vendin Vjosa Osmanit.
Konjufca në Qeverinë Kurti ishte ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës. /abcnews.al/