“Gladiatori” Cubarsi/ Talenti i Barcelona pëson dëmtim të frikshëm në Champions, 17-vjeçari mori 10 qepje në fytyrë pas goditjes në lojë

schedule16:56 - 7 Nëntor, 2024

schedule 16:56 - 7 Nëntor, 2024

Talenti i Barcelonës, Pau Kubarsi pësoi një dëmtim të frikshëm në fytyrë në ndeshjen e Champions kundër Cërvena Zvezda. Futbollisti 17 vjeçar u godit nga rivali në fytyrë dhe si pasojë duhej të merrte 10 qepje.

Si sport kontakti, futbolli mund të jetë shpesh herë I rrezikshëm. Këtë e ka provuar në lëkurën e tij, madje shumë shpejt Pau Cubarsi. I kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës “blaugrana”, talenti 17 vjeçar pësoi një dëmtim të frikshëm në ndeshjen e Champions të luajtur në Beograd kundër Crvena Zvezda.

Lojtarët në fushë u shqetësuan menjëherë, ndërsa pas ndërhyrjes së parë, stafi mjekësor i Barcelonës kuptoi se mbrojtësi nuk mund të vazhdonte lojën.

Cubarsi u mjekua në stadium, ndërsa pasojat e goditjes së marrë në fytyrë duken qartë nga videot e publikuara nga shokët e tij.

Cubarsit iu bënë dhjetë qepje në fytyrë, një dëmtim që pritet ta lerë jashtë fushës për ndeshjen e radhës në La Liga. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!