Gjysmëfinalja e parë e Kupës, Teuta dhe Laçi përplasin “brirët” në “Niko Dovana”

schedule09:53 - 30 Mars, 2022

schedule 09:53 - 30 Mars, 2022

Ditën e sotme në orën 17:45 do të luhet edhe gjysmëfinalja e parë e Kupës së Shqipërisë mes Teutës dhe Laçit, takim që do të shikojë durrsakët e Renato Arapit të kthehen në shtëpinë e tyre “Niko Dovana”.

Një përballje që pritet të jetë e luftuar deri në fund, me skuadrat që kërkojnë edhe fitoren për të shpresuar në kalimin në finale të Kupës.

Për djemtë e detit, ky trofe është “shpëtimi” i sezonit si një mundësi shumë e mirë për të siguruar një  vend në europë, pasi nga kampionati vendet tashmë janë rezervuar. Me kthimin në shtëpi pas disa muajsh “shtregtimi” do të kërkohet edhe fitoja e këtij dueli.

Ndërkohë nga ana tjetër kurbinasit e Mirel Josës do të kërkojnë të bëjnë autokrikikën ndaj Teutës për atë humbjen që durrsakët iu shkaktuan në kampionat 1-0. Që nga ajo disfatë në Air Albania me Tiranën Laçi shënon 5 ndeshje pa fitore, dhe në kampin kurbinas shpresojnë që pauza të ketë shërbyer për tu kthyer në rrugën drejt suksesit. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!