Gjysmëfinalja e Nations League: Italisë i mungon vetëm Immobile, Spanja e sfidon

schedule09:41 - 6 Tetor, 2021

schedule 09:41 - 6 Tetor, 2021

Itali-Spanjë rikthehet sërish, pas asaj beteje në gjysmëfinalet e EURO 2020 që u vendos nga penalltitë. Kampionët e Europës në atë duel e ndjenë veten keq, por ia dolën edhe falë portierit Donnarumma që ishte fantastik.

Sonte, në “San Siro” prej orës 20:45 luhet gjysmëfinalja e Nations League dhe do të jetë një tjetër betejë, me shumë nga ata që ishin në fushë dhe mbrëmjen 6 korrikut.

Te Spanja të paktën 6 prej tyre parashikohen titullarë sonte, kurse te Italia risia e vetme do të jetë Lorenzo Pellegrini, kapiteni i Romës.

Mungon Immobile i dëmtuar dhe në majë të sulmit trajneri Roberto Mancini ka planifikiar të aktivizojë Insignen e Napolit. Më poshtë formacionet e mundshme, të publikuara nga Sportmediaset:

ITALIA: Donnarumma, Di Lorenzo, Bonuçi, Chiellini, Emerson, Barella, Jorginho, Verrati, Chiesa, Pellegrini, Insigne

SPANJA: Unai Simon, Azpilicueta, Laporte, Pau Torres, Reguilon, Koke, Busquets, Mikel Merino, Sarabia, Ferran Torres, Oyarzabal

 

Italia-Spanjë, formacionet e mundshme

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!