Çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë përcaktohen nesër dhe kjo është zyrtare. FSHF ka dalë me komunikatë dhe bën me dije se shorti do të hidhet nesër prej orës 11:00, në ambientet e stadiumit “Air Albania”.
Kukësi, Tirana, Teuta dhe Bylis janë ekipet e kualifikuara dhe nesër do të mësojnë pjesën e mbetur të rrugëtimit në këtë kompeticion, që të siguron një vend në kupat e Europës.
Kukësi është fituesi në fuqi i këtij kompeticioni dhe finalja është përcaktuar të zhvillohet me datë 2 gusht. FSHF më parë ka publikuar si data të gjysmëfinaleve 1 dhe 15 korrikun. / abcnews.al

