Kupa e Shqipërisë është një dritare për klubet shqiptare që duan të marrin pjesë në kupat e Europës, por jo këtë sezon. Katër skuadra garojnë për trofeun dhe sot luhen përballjet e para gjysmëfinale.
Bylisi-Tirana dhe Kukësi-Teuta janë përballjet e sotme, ndërkohë që raportohet si e sigurt që vendi i katër shkon në Europë. “Panorama Sport” raporton se vetëm pesë klube janë licencuar dhe mes tyre nuk janë ballshiotët e kualifikuar në gjysmëfinale.
Madje as Skënderbeu nuk është licencuar, veç faktit që ka edhe një dënim nga UEFA për të shlyer. Kështu, me te vendet e para në gjysmëfinale të Kupës, gara e vendit të katërt është mjaft interesante. Partizani dhe Laçi, mes klubeve që e kanë marrë licencën, do duelojnë mes tyre. Kështu, Kupa do të vlejë vetëm për milionat që FSHF jep, më saktë 50 milionët. /abcnews.al