Fatime Nurçe nga Arrëza e Devollit ka kaluar 45 vite në internim. I vëllai u arratis në vitin 1948 në Greqi dhe më pas në Angli. Pas këtij momenti familja Nurçe u torturua brez pas brezi nëpër kampe internimi. Fatimja, sot 86 vjeç u rrit, u martua dhe lindi 3 fëmijë në internim.
Për më tepër, ndiqni specialen e përgatitur nga gazetaret Ledjona Xheladinaj dhe Luljeta Progni. /abcnews.al/