Gjysmë miliardi euro kredi, Barcelona “shqelmon” krizën financiare

schedule18:19 - 18 Maj, 2021

schedule 18:19 - 18 Maj, 2021

Barcelona kërkon zgjidhje për financat dhe duket se ka arritur të shtyjë në kohë problemet e saj. Klubi katalanas ka arritur marrëveshje me fondin amerikan të investimeve, Goldman Sachs për marrjen e 50 milionë eurove kredi afatgjatë për zgjidhjen e ngërçit financiar të shkaktuar nga pandemia dhe keqmenaxhimi i presidentit Bartomeu.

Kjo është një zgjidhje e detyruar e katalanasve që tashmë gjejnë fuqinë dhe arrijnë të forcojnë muskujt për të bërë një blerje të madhe në verë, përveç disa lojtarëve që pritet të vijnë falas në Katalunjë. 100 milionë euro do merren brenda muajit qershor për detyrimet ndaj lojtarëve për pagat.

 

Goldman Sachs është kompania me të cilën Bartomeu kishte arritur marrëveshje për 815 milionë euro për financimin e stadiumit të ri të Barcelonës, Espai Barça. Propozimi qëndron ende dhe çështja do diskutohet në një mbledhje të veçantë të bordit drejtues. Vetë presidenti Laporta e ka përmendur mundësinë e ofruar nga Goldman Sachs si të leverdisshme për Barçën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!