Sot është dita e pestë e protestave në Tiranë por edhe në disa qytete të tjera të vendit për vrasjen e të riut Klodian Rasha që u ekzekutua datë 8 dhjetor pranë shtëpisë nga një efektiv policie.
Në Tiranë policia ka marrë masat duke blinduar Kryeministrinë dhe institucionet e tjera, ndërsa në sheshin “Skënderbej” ka rrethuar pemën e Krishtlindjes.
Gjysma e pemës u dogj në protestat e kaluara që janë zhvilluar deri tani, ndërsa mbrëmjen e sotme policia ka rrethuar me gardh metalik pjesën e mbetur të pemës së festave.
Protestuesit kërkojnë largimin e drejtorit të policisë së shtetit Ardi Veliu./ db/Abcnews.al