Gjysma e vrasjeve me armë në SHBA shkaktohen nga mosmarrëveshjet personale ose të punës

schedule14:12 - 25 Janar, 2023

schedule 14:12 - 25 Janar, 2023

Gjysma e sulmeve masive në SHBA nga viti 2016 deri në vitin 2020 u shkaktuan nga mosmarrëveshjet personale, familjare ose në punë, sipas një raporti të ri nga Shërbimi Sekret Amerikan që synon të parandalojë dhunën.

Agresorët ishin kryesisht meshkuj, shpesh me probleme të shëndetit mendor, pasiguri financiare ose një histori të dhunës në familje.

Raporti vjen vetëm disa ditë pasi dy persona të armatosur sulmuan turmat në Kaliforni që shkaktuan 18 viktima, ndërkohë që autoritetet janë ende në kërkim të motiveve të autorëve, të cilët ishin burra të moshuar.

Vrasjet masive me armë janë bërë një dukuri e zakonshme në SHBA në dekadat e fundit. Por ligjvënësit mbeten të ndarë për zgjidhjet, me demokratët që bëjnë thirrje për më shumë masa për kontrollin e armëve, ndërsa republikanët që janë më shumë të fokuuar në shëndetin mendor dhe rritjen e sigurisë.

Raporti prej 70 faqesh, i publikuar sot, shqyrtoi 173 incidente në të cilat mbetën të plagosur tre ose më shumë njerëz. Sulmet synonin, ndër të tjera, vendet e punës dhe fetare, transportin public, duke shkaktuar vdekjen e 513 personave dhe plagosjen e 1,234.

Sipas raportit, armët e zjarrit janë përdorur në 73% të rasteve.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!