Gjysma e tokave bujqësore e pa hipotekë

schedule19:50 - 16 Shkurt, 2021

schedule 19:50 - 16 Shkurt, 2021

Gjysma e tokave bujqësore të shpërndara për fermerët  ose 900 mijë pasuri  janë  ende pa certifikatë pronësie.

Kreu Agjencisë së Kadastrës Shqiptare, Artan Lame deklaroi se për këtë shkak vijojnë konfliktet për pronën që prej një çerek shekulli.

“Nga procesi i ndarjes së tokës sipas ligjit 7501 deri tani kanë përfituar rreth 450 mijë familje fermere, me rreth 1.8 milion pasuri toke të cilat pas 30 vjetësh gjysma e të cilave janë të paregjistruara”, tha Lame.

Për të zgjidhur problemet e krijuara qeveria ka miratuar së fundmi ndryshimet ligjore për këtë proces.

“Është hapur rruga e regjistrimit të llojit, deri dje të përjashtuara, të tokës bujqësore. Po ashtu shqyrtimi i dokumentacionit të ndarjes së tokës bujqësore kryhet vetëm nga vetëm nga Agjencia Shtetërore e ndarjes së Kadastrës”, tha më tej Lame.

Fermerët që prej vitesh kërkojnë të pajisjen me certifikatë pronësie të tokës bujqësore, tashmë duhet të dorëzojnë dokumentet në Drejtoritë Rajonale të Kadastrës.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!