Gjysma e të shtruarve në Infektiv janë 35-55 vjeç, mjekja: Dy gra lehona

schedule15:41 - 25 Tetor, 2021

schedule 15:41 - 25 Tetor, 2021

Më shumë se gjysma e pacientëve me koronavirus  të shtruar në  spital janë nga 35 në 55 vjeç.    Ndryshe nga  dy valët e parë të Covid 19, infeksionistja Ermira Muço Mino, tregon se dy muajt e fundit është ulur mosha e pacientëve  që kanë nevojë për ndihmë të specializuar dhe është rritur numri i të prekurve pa sëmundje të tjera në gjendje të rëndë shëndetësore.

Aktualisht në dy spitalet Covid po mbahen nën mbikëqyrjen e mjekëve dhe dy gra lehona.  Numri i urgjencave që paraqiten në 24 orë në spitalet Covid dy javët e fundit  ka shkuar në rreth 20. Thuajse të gjithë pacientët sipas mjekëve ndodhen në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në 95 % të rasteve ata tregojnë se janë të pavaksinuar. Aktualisht numri i të sëmurëve aktiv me koronavirus i ka kaluar 7 mijë persona dhe rreth 160 prej tyre po trajtohen në spital./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!