Gjysma e të prekurve me COVID në vend janë në Tiranë

schedule17:54 - 4 Nëntor, 2021

schedule 17:54 - 4 Nëntor, 2021

Kryeqyteti vijon të ketë numër të lartë infektimesh ditore. Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë me COVID 260 qytetarë në Tiranë, nga 570 raste të reja që janë në total në të gjithë vendin. Edhe ditën e djeshme Tirana kishte 277 të infektuar.

Rastet në të gjitha qarqet: 260 në Tiranë, 45 në Fier, 33 në Durrës, 19 në Vlorë, nga 18 qytetarë në Kamëz, Sarandë, 17 në Gjirokastër, nga 16 qytetarë në Berat, Korçë, Shkodër, 13 në Pogradec, 12 në Elbasan, 10 në Lushnje, nga 5 qytetarë në Lezhë, Kurbin, Vorë, Librazhd, nga 4 qytetarë Gramsh, Kuçovë, Tepelenë, nga 3 qytetarë në Kukës, Shijak, Krujë, Patos, Mallakastër, Dropull, Devoll, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Dibër, Divjakë, Përmet, nga 1 qytetar Peqin, Dimal, Memaliaj, Këlcyrë, Libohovë, Konispol, Delvinë, Himarë, Selenicë, Roskovec, Kavajë, Tropojë, Has, Malësi e Madhe, Vau i Dejës.

Janë shëruar 549 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 176,639 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (4 Nëntor 2021)
Raste të reja ditore 570
Të shëruar në 24 orë 549
Të shtruar në spitale 164
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 3469

Testime totale 1,319,141
Raste pozitive 187,363
Raste të shëruara 176,639
Raste Aktive 7,780
Humbje jete 2,944
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4010
Fier 804
Durrës 511
Shkodër 484
Vlorë 417
Gjirokastër 350
Elbasan 349
Berat 267
Korçë 221
Lezhë 183
Kukës 112
Dibër 72

be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!