Joaquin Ciria u dënua për vrasjen e një miku të tij dhe pse e ka mohuar gjithmonë. Dhe në fakt nuk e ka bërë atë vrasje. Vetëm një ditë më parë, 32 vite pas arrestimit, një vendim i ri e shpalli të pafajshëm në gjykatën e San Francisko, shkruan cbcnews.
Joaquin Ciria, është aktualisht 61 vjeç dhe u dënua në vitin 1991 për vrasjen e Feliks Bastariska.
Nuk kishte prova fizike që e lidhnin Sirian me krimin, por inspektorët e policisë së San Franciskos, u përqendruan tek ai në atëkohë, duke u bazuar në zërat që qarkullonin dhe në dëshminë e një shoferi taksie.
Ky i fundit u arratis nga policia. Prokuroria e San Franciskos aktualisht pranon se viktima është vrarë nga një njohje e përbashkët e 61 vjeçarit dhe shoferit të taksisë, por jo nga Joauqin Ciria i cili humbi 32 vite të jetës së tij në qeli.
/abcnews.al