Gjysma e divorceve, 40-50 vjeç/ Sociologët: Në atë moshë ndjejnë përgjegjësinë dhe sigurinë

schedule15:31 - 4 Korrik, 2024

schedule 15:31 - 4 Korrik, 2024

Në Shqipëri rreth 34 mijë persona rezultojnë të divorcuar. Të dhënat e Censit treguan se gati gjysma e të divorcuarve i përkasin grupmoshës 40 deri në 50 vjeç. Por cilat janë shkaqet që i çojnë çiftet drejt gjykatës për të zgjidhur martesën në këtë moshë?

“Ka disa faktorë. E para zhvillimi në karrierë. Mundesite për të gjetur veten janë të medha, ky individualitet i ditëve të sotme ndikon dhe te divorcet. Këta janë elementë të rinj, nëse deri dje kemi pasur dhunën në familje, abuzimin me alkoolin, bixhozin.”

Rritja e mirëqënies dhe mundësitë ekonomike u japin gjithashtu partnerëve në këtë fazë të jetës me shume siguri për t’i dhënë fund martesës.

“Kanë arritur një arsimim dhe mundesi ekononike i ben ata të ndihem më të sigurt, nuk flasim për anën emocionale, por i gjen më të përgatitur si partnerë për sa i përket marrëdhenies së tyre që të jenë të ndarë.”

Të dhënat tregojnë se Shqipëria vijon të ketë numrin më të lartë të divorceve në rajon. Sipas sociologes shoqëria shqiptare po ndryshon gjithnjë dhe më shumë, grate shqiptare po emancipohen me shume dhe po ndergjegjesohen per te drejtat e tyre, duke u bere me te vetedisjhme per prishjen e martesave qe nuk funksionojnë./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!