Një grua në Turqi pretendon se është personi më i vjetër në botë. Seker Arslan ka festuar ketë të dielë ditëlindjen e saj të 119 e rrethuar nga familja në qytetin verior të Amasyatë.
Sipas dokumenteve të saj, ajo lindi më 27 qershor 1902 dhe ka gjashtë fëmijë, 12 nipër e mbesa dhe duket se ka trashëguar jetëgjatësinë nga nëna e saj e cila thuhet se ka jetuar deri në 110 vjeç.
Gjithsesi, familja e saj kishte ngatërruar qirinjtë nga 119 në 120.Arslan jeton me vajzën e saj, dhëndrin dhe dy nipërit e mbesat./abcnews.al