Gjyshja e Mikeles shpërthen në lot: Jam e sëmurë, do ta shoqëroj deri sa të vdes

schedule21:50 - 18 Dhjetor, 2021

schedule 21:50 - 18 Dhjetor, 2021

Nata e sotme në Dance Reality Show “T’ka mami yll” ka nisur me debate. Të gjithë menduan gjatë javës se Kristina dhe Mikele kishin bërë paqe, pasi mamaja i puthi dorën gjyshes. Por mesa duket nuk qenka kështu, marrëdhënia mes tyre vazhdon të jetë e krisur.

Gjyshja e Mikeles ka shpërthyer në lot dhe ka thënë që për të nuk është e lehtë kjo situatë. Ajo ka thënë se pavarësisht se është e sëmurë dhe situatës me mamin e Kristinës, nuk do të heq dorë, por do ta shoqërojë nipin deri në vdekje.

“Unë isha në Vlorë, isha e sëmurë. Këta nuk më treguan mua kur erdha se kishin frikë se isha sëmurë unë. Prandaj jan edhe e përlotur këtu. Unë mamanë e Kristinës e kam pasur të parën, me gjithë çupë, me gjithë veten. Po të bëheshin këto gjëra që unë e sëmurë, që s’është kollaj mosha ime, nuk është e lehtë dhe ajo nuk më përkrahu fare.”

Jam e shqetësuar dhe e sëmurë, se i kam dhënë fjalën Albi Nakos, që do ta sos deri në vdekje, këtu le të vdes në këtë shesh, në këtë skenë”, u shpreh gjyshja me lot në sy. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!