Stilistja Ina Gjoka është bërë viral së fundmi në rrjet. Kjo pasi ka realizuar një surprizë për babain e saj të sëmurë, i cili bën dializa të shpeshta. E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo tregoi se babai takoi për herë të parë mbesën 5-muajshe, e cila jetonte në Spanjë, pa e ditur se vogëlushja kishte ardhur në Shqipëri.
Ina ndau emocionet e atij momentin vërtetë prekës, duke zbuluar edhe detaje nga ‘prapaskena’.
“Unë i kam qejf surprizat, por duke qene se babain e kam pasur pikë të dobët që e vogël dhe sapo ktheheshim nga Zvicra bashkë me djalin tim. Ai e dinte që ne po ktheheshim, por situatën e mbesës së vogël nuk e dinte dhe shpeshherë thoshte: ‘Po Alena, do të vijë?’. Edhe thjesht krijuam atë idenë që nuk mundet të vinte se është shumë e vogël, rruga është shumë e gjatë dhe e ka të pamundur. Ja bëmë pak të frikshme dhe nuk e priste. Edhe në momentin që jemi takuar në Durrës, ishim në kafe, të kënaqur, po bënim ato pyetjet si ke qene, si me çdo prind dhe aty krijuam atë skenën e bukur. Ja sjellim mbesën e vogël në krahë, tashmë që e shoh dhe unë ndjehem e emocionuar. Babai është i sëmurë në këtë periudhë dhe e ka të vështirë të lëvizi”, tregoi stilistja./abcnews.al