“Gjyshi” i futbollit/ Kazyoshi Miura kthehet në fushë në moshën 57 vjeçare

schedule12:52 - 13 Nëntor, 2024

schedule 12:52 - 13 Nëntor, 2024

Thinjat nuk mund t’i fshehë, ndërsa me krenari i mban si stoli në rekordin që po thellon ditë pas dite dhe që as ka ndërmend të ndalet. Kazioshi Miura vazhdon të sfidojë moshën dhe natyrën, duke vijuar karrierën e tij si futbollist profesionist në moshën 57 vjeçare.

Pas një dëmtimi që e mbajti jashtë fushe për disa javë, japonezi u kthye sërish në stërvitje, për të hedhur edhe një herë poshtë parashikimet që e shihnin teksa varte këpucët në gozhdë.

Shpirti i tij prej “Samurai” nuk lejon llogari se kur mund të ndodhë kjo, por për momentin tërheqja duket larg.

Miura ka nisur këtë sezon në kampionatin japonez me Atletiko Suzuka, ku ka luajtur në 10 ndeshje, por siç mund të merret me mend karriera e tij e gjatë gati tre dekada I ka lejuar të bëjë xhiron e botës.

Ai ka luajtur në katër kontinente, atë Aziatik, të Amerikës së Jugut, Europë dhe Australi, ndërsa numëron në total 779 ndeshje dhe 204 gola.

Për një periudhë të gjatë ishte edhe ylli i kombëtares japoneze. Një “Oli” nëse I referohemi filmit të famshëm me kartona, me 89 ndeshjes dhe 55 gola.

E nëse me kombëtaren e vendit të tij e ka mbyllur, Kazioshi Miura do të vijojë të thellojë rekordin e tij personal si futbollisti më i vjetër në aktivitet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!