“Gjyshërit s’i duan fëmijët”, detaje tronditëse për vrasjen e gruas nga kunati: Ndihmojini, kanë ngelur pa nënë

schedule09:55 - 27 Prill, 2023

schedule 09:55 - 27 Prill, 2023

Disa javë më parë një ngjarje e rëndë ndodhi në Shkozë të Tiranës. Migena Sinani u vra nga kunati i saj, Roland Sinani. Ky i fundit ishte i pamartuar dhe merrte mjekim pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor, teksa vrau 37-vjeçaren në sy të fëmijës së saj disa muajshe.

Migena kishte dhe një tjetër fëmijë 2-vjeç që në momentin e ngjarjes po flinte në dhomën e gjyshërve. Ndërsa, burri i Migenës ka qenë në punë në momentin e tragjedisë pasi punonte si taksist.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, kushërira e Migenës, Emiljana Kodra, e cila jeton në SHBA, ka treguar se gjyshërit nga ana e babit nuk i duan fëmijët, prandaj ata aktualisht po jetojnë me prindërit e së ëmës. Prandaj, ajo ka bërë thirrje për ndihmë, pasi gjyshërit nuk kanë mundësi ekonomike t’i rrisin.

“Prindërit e Erionit nuk i donin fëmijët, i bërtisnin, merrni këto kalamanjtë dhe i thonin: ‘Nuk i duam’. Pastaj, ata i vranën nënën dhe ku do i çosh fëmijët aty. Ata nuk do të thonë më ‘nënë’. Në fillim ishin mirë, por pastaj filluan konfliktet.

Unë fëmijët do t’i ndihmoj aq sa mundem që nga këtu. Prandaj, krijova dhe ‘go found me’. Kush mund të ndihmoj qoftë një lekë a një dollar, të ndihmojë. Xhaja dhe nusja e xhajës ishin në punë, por tani nuk punojnë dot më se fëmijët duan përkujdesje, sidomos goca është e trembur nga zhurma e armës dhe qan jashtë mase. Do kohë që të kalojë kjo, është një traumë”, tha kushërira.

Më tej, Emiljana ka treguar se si e ndjera i ka pasur raportet me kunatin që e vrau dhe me bashkëshortin.

“Me burrin nuk kishin probleme fare, shkonin shumë mirë, por kishin probleme me njerëzit e burrit. Nuk e trajtonin mirë, sidomos ai kunati nxeheshe shumë herë, pse nuk shkon në punë, po ajo e shkreta kërkonte punë, ka shkuar edhe në qeveri sa herë po nuk i kanë dhënë punë.

Më ka treguar se aty ku jetonte ishte shumë keq. Dhoma ku jetonte me burrin e vetë dhe fëmijët ishte në gjendje shumë të keqe. Ai nxeheshe shumë herë, i thoshte: ‘Shko në punë. Nuk kam për të punuar unë dhe të hash ti’.

Burri Migenës mesa di unë, shkonte në punë, merrte rrogën dhe ja jepte babait të tij, ai as nuk e mbante rrogën për familjen e vetë”, u shpreh ajo.

Për të ndihmuar fëmijët e Migënës: Numri i babait të së ndjerës, Kasem Kodra 0682189876 .

Klikoni link-un: Adresa për të ndihmuar 

 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!