Gjyqtarja Olldashi lë në fuqi vendimin, nuk hiqen sekuestrot ndaj pasurive të dhëndrit të Berishës

schedule13:05 - 24 Nëntor, 2023

schedule 13:05 - 24 Nëntor, 2023

Pasuritë e Jamarbër Malltezit do të vijojnë të mbeten në sekuestro. Vendimin e mori gjyqtarja Iliriana Olldashi, pasi shqyrtoi në Apel kërkesën e avokatëve mbrojtës të dhëndrit të ish kryeminsitrit Sali Berisha.

“Ilirjana Olldashi e cila sapo ka mbaruar  shqyrtimin në Apel, ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë Parë, 25 pasuritë e Malltezit vijojnë të jenë në sekuestro”, raportoi gazetari i ABC News, Ermal Vija.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 24.11.2023, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 168 akti, datë 13.11.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesit/personit nën hetim J.M. dhe palës së interesuar A.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 410, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar mbi vendosjen e sekuestros preventive mbi sendet, dhe vendosi:

-Miratimin e vendimit nr. 410, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendim.

Më herët të premten, gjyqtarja Miliana Muca rrëzoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), për përjashtimin e gjyqtares Iliriana Olldashi nga shqyrtimi i kërkesës për sekuestron e pasurive të Jamarbër Malltezi, dhëndrit të ish kryeministrit Sali Berisha.

Edhe pse SPAK pretendon se Olldashi është në konflikt interesi me Malltezin, gjyqtarja Muca e ka rrëzuar këtë pretendim./abcnews.al