Avokati Edmond Petraj, në “Ora e Fundit” në ABC News, foli për çështjen e Gazment Bardhit, i cili u shpall i pafajshëm nga gjykata e posaçme, pasi ishte paditur për shpifje.
Ishte gjyqtarja Flojera Davidhi e cila shpalli vendimin për Bardhin. Petraj theksoi se lidhur me këtë çështje duhet të shihet i gjithë vendimi i zbardhur dhe të gjitha pretendimet e arsyetuara.
“Duhet të shihet vendimi i zbardhur të gjitha pretendimet si i ka arsyetuar. Pa vendimin e arsyetuar është e kotë të flasim. Edmond Sula është prekur shumë nga ana profesionale, sa i përket këtij rasti. Gaz Bardhi që komunikon si shenjtor sot duke qenë se Edmond Sulaj përballet me një humbje të shkallës parë. Politika është pjesa më bajate e të gjithë komunikimit. Unë skam besuar tek kjo lojë politikanësh. Këta duhet të mbajnë përgjegjësi, pasi nuk edukohen ndryshe”, tha ai.
Më tej u ndal edhe tek shkresa me të cilën Gjykata e Posaçme, i është drejtuar të premten Ministrisë së Brendshme, Drejtorisë së Policisë dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, duke pretenduar se natën e 12 shkurtit teksa jepej masa e sigurisë për Erion Veliajn, policia i braktisi duke mos ruajtur sigurinë institucionit, nga një grup mbështetësish të Veliajt para SPAK.
“Ne kemi mjedisin shumë të politizuar këtu. Unë mund të them që mbështetësit e mbledhur para SPAK nuk shfaqen shenja dhune, pasi është normale kur njerëzit kanë dalë si mbështetës për Veliajn. Analiza e KPA duhet analizuar totalisht. Pasi me analiza të dyshimta që ka bërë KPA, mendoj që aty duhet të fillojë auditi i parë. Mendoj që ajo strukturë duhet hetuar”, tha ai.
/abcnews.al/