Gjyqtarja e Barcelonës pranon ankesën e prokurorisë kundër klubit katalanas

schedule15:37 - 15 Mars, 2023

schedule 15:37 - 15 Mars, 2023

Gjyqtarja e Barcelonës, Silvia Lopez Mejia, ka pranuar ankesën e prokurorisë kundër Barcelonës dhe ish-presidentëve të saj Bartomeu dhe Sandro Rochelle për krimin e korrupsionit për shkak të pagesave ndaj komanive të ish-nënkryetarit të Shoqatës së Gjyqtarëve, Enriquez Negreira. Ankesa drejtohet edhe kundër ish-drejtuesve të Barçës Oscar Grau dhe Albert Soler.

Në përputhje me vendimin e gjykatës, të gjitha marrëdhëniet e Barcelonës me kompanitë e Negreira gjatë këtyre dy dekadave duhet të hetohen plotësisht dhe pasi të përfundojë hetimi, atëherë do të fillojë gjyqi. Që kur provat e para të këtij rasti dolën në dritë në vitin 2019, vlerësimet në Spanjë tregojnë se ky proces mund të zgjasë edhe pesë vjet.

Në të njëjtën kohë, Barcelona, pavarësisht akuzave, e dinte shumë mirë se çështja do të merrte këtë kthesë dhe është kujdesur të mbrohet ligjërisht.

Kështu, prej javësh avokati i njohur katalanas Andreu Van Den Eyde, i cili njihet për rastet që ka ndërmarrë duke përfaqësuar liderët separatistë katalanas në aventurat e tyre me drejtësisnë spanjoll, ka mbledhur provat e tij./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!