Berisha në gjyq për “llapën e gjatë”/ Për padinë e Irena Gjokës: Shpifi për mbiemrat e saj

schedule10:06 - 10 Qershor, 2025

schedule 10:06 - 10 Qershor, 2025

Sali Berisha u paraqit të martën në Prokuorinë e Posacme, SPAK, me kërkesë të Prokurorit Elvin Gokaj, i cili po zhvillon hetime paraprake mbi një kallëzim të gjyqtares së Posaçme Irena Gjoka, lidhur me shpifjen e bërë nga vajza e Berishës Argita Malltezi.

Kreu I PD-së, u mor në pyetje për rreth një orë, mbi procedimin penal që është regjistruar një vit më parë nga Prokuroria e Posaçme, pas deklaratës së bërë nga Argita Malltezi ku thoshte se gjyqtarja ka marrë rryshfet  500 mijë euro nga një eksponent i PS.

Por pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, Sali Berisha, jo vetëm që nuk u tërhoq nga akuzat ndaj Gjyqatres Gjoka, por madje ashpërsoi fyerjet ndaj saj/

“A ke ti ndonjë bisedë me Alket Hysenin ku flitet për 500 mijë euro ryshfet apo e ke Mirel Mërtirin. Këtë Irena me 5 mbiemra e ka marrë si fyerje dhe ushtrimin e funksionit timin publik si kryetar i partisë më të madhe opozitare. Një mashtruese ordinere, delikuente klasike, person që e ka vendin në burg, e nxitur nga Rama dhe Troplini ngre padi ndaj meje për fyerje”,

Irena Gjoka, ka qenë gjyqtarja e hetimit paraprak për aferën Partizani, dhe po ajo ka vendosur dhe masat e para të sigurisë ndaj Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi.  Gjyqtarja ka qenë shpesh objekt i sulmit nga Berisha dhe vajza e tij.

Çështja për fyrejet ndaj Irena Gjokës, është në hetim paraprak, por mund të përfundojë deri në akuzë penale për Berishën  dhe vajzën e tij. Sipas ligjit,  Fyerja e gjyqtarit apo anëtarëve të trupit gjykues, prokurorit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!