Gjyqtari përfundoi ndeshjen dhe e startoi përsëri duke anuluar golin, Franca ankesë te FIFA

schedule15:48 - 1 Dhjetor, 2022

schedule 15:48 - 1 Dhjetor, 2022

Ditën e djeshme, një ngjarje aspak e zakontë në futboll ka ndodhur gjatë ndeshjes Tunizi-Francë.

Tunizia po kryesonte me rezultatin 1-0, ku pranë përfundimin të sfidës, Griezmann barazon rezultatin dhe ndeshja mbyllet. Por, pak sekonda më pas, gjyqtari shkon te VAR të shikojë rastin e golit, edhe pse sfida kishte përfunduar dhe del në konkluzionin se goli ishte i parregullt.

Kampionët aktual të botës, përveçse nuk shohin asgjë të parregullt që nga fillimi i aksionit dhe deri te goli, ata i janë referuar edhe mbylljes së ndeshjes, pasi arbirtri i ra bilbilit pas golit.

Sipas rregullave të futbollit, nëse loja rifillon pasi është ndërprerë, gjyqtari nuk mund të bëjë analizë në VAR, përveç rastit të veprimeve antisportive të lojtarëve apo stafit./ h.ll/abcnews.al