Gjyqtari dënon shqiptarin dhe i jep mesazhin e fortë: Thuaju shokëve se nuk do bëni kurrë para me “shtëpi bari”

schedule18:35 - 1 Shkurt, 2022

schedule 18:35 - 1 Shkurt, 2022

Teksa i njoftoi se do të dëbohet në Shqipëri, një gjykatës i kërkoi një shqiptari të arrestuar që të përhap fjalën në vendin tonë që emigrantët e paligjshëm jo vetëm që nuk do bëjnë para por edhe do ngelen borxh.

Shqiptari Markelian Baku u dënua me 10 muaj burg për shkak se u kap me “shtëpi bari”, ndërsa gjykatësi Jonathan Rose i tha: “Kur të ktheheni në Shqipëri, thuaju kujtdo që do të të dëgjojë se nuk ka kuptim të bësh atë që ke bërë ti. Nuk do të bësh para, do të shkosh në burg, do të kthehesh në Shqipëri”.

Baku, 23 vjeç, u kap duke u kujdesur për një fermë kanabisi me 150 bimë në Spring Place, Great Horton, më 3 janar. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!