Gjyqtarë të GJKKO dhe Apelit, vizitë në SHBA. Ambasada: Vendosni në mënyrë të pavarur, pavarësisht kërcënimeve

schedule11:30 - 25 Shtator, 2024

schedule 11:30 - 25 Shtator, 2024

Gjyqtarë të Gjykatës së Posaçme dhe të Apelit të Posaçëm ndodhen në SHBA, në një udhëtim të udhëhequr nga Zyra Tejoqeanike për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë (OPDAT).

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada e SHBA shkruan se qëllim i vizitës është shkëmbimi i ideve me gjyqtarë dhe prokurorë amerikanë mbi pavarësinë, integritetin dhe efikasitetin gjyqësor.
“Gjyqtarët amerikanë shprehën admirimin dhe mbështetjen e tyre për punën jetike të gjyqtarëve të Gjykatës Speciale, duke theksuar rëndësinë e vendosjes së çështjeve në mënyrë të pavarur, pa ndikim të jashtëm dhe këmbëngulje pavarësisht kritikave dhe kërcënimeve. ” thuhet ndër të tjera në postim.

“Këtë javë, shtatë gjyqtarë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë dhe shtatë nga Gjykata e Posaçme e Apelit po vizitojnë Shtetet e Bashkuara në një udhëtim të udhëhequr nga Zyra Tejoqeanike për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë (OPDAT) dhe financuar nga Byroja Ndërkombëtare për Narkotikët dhe Çështjet e Zbatimit të Ligjit (INL) për të shkëmbyer ide me gjyqtarë dhe prokurorë mbi tema kyçe, përfshirë pavarësinë, integritetin dhe efikasitetin gjyqësor. Delegacioni filloi vizitën në Denver, Kolorado të hënën, ku u takua me dymbëdhjetë gjyqtarë amerikanë të themelit dhe të apelit dhe vëzhguan procedurat gjyqësore.

Gjyqtarët amerikanë shprehën admirimin dhe mbështetjen e tyre për punën jetike të gjyqtarëve të Gjykatës Speciale, duke theksuar rëndësinë e vendosjes së çështjeve në mënyrë të pavarur, pa ndikim të jashtëm dhe këmbëngulje pavarësisht kritikave dhe kërcënimeve.

Kjo vizitë vjen pas udhëtimit në korrik në Shqipëri të tre të ftuarve të rëndësishëm amerikanë: Kryetari i Gjykatës së Rrethit Robert J. Shelby, gjyqtarja e Gjykatës Supreme të Utah, Paige Petersen dhe Prokurorja e SHBA Trina Higgins. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme dhe për t’i nxitur ata të vendosin në mënyrë të pavarur, bazuar vetëm në ligj dhe fakte.”, shkruhet në postimin e ambasadës amerikane./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!