Gjyqi Salianji, vazhdojnë sëmundjet seri/ Hoxha: Ka pritshmëri nga avokatët që të lihet në fuqi vendimi i Shkallës së Parë

schedule23:51 - 25 Korrik, 2024

schedule 23:51 - 25 Korrik, 2024

Avokati Arbër Hoxha thotë se shtyrja dhe zvarritja e procesit për dosjen “Babalja” do të ketë një fund.

Në një intervistë për “Ora e Fundit”, Hoxha u shpreh se ka një lloj pritshmërie nga avokatët e Ervin Salianjit, se Gjykata e Apelit, do të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, ku deputeti është shpallur fajtor.

“Nuk është problemi se do të shtyhet procesi apo do të zvarritet. Patjetër që gjykata, në momentin e caktuar procderual, do të caktojë avokatë kryesisht, për të gjithë të pandehurit dhe të dënuarit në Shkallën e Parë. Më pas, do të vijojë gjykimin me avokatët e caktuar kryesisht. E drejta për një proces të rregullt ligjor, është një e drejtë e cila sanksionohet nga Kushtetua dhe Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Gjykata e Apelit është e vëmendshme në këtë proces. Shtyrjet dhe zvarritjet do të kenë një përfundim. Problemi është se çfarë do të vendosë gjykata. Mbrojtësit e zotit Salianji, apo mbrojtësit e të pandehurit tjetër, kanë një lloj pritshmërie nga Gjykata e Apelit, që do të linte në fuqi vendimin e Shkallës së Parë. Kjo do të rrezikonte deputetin Salianji. Në dijeninë time, nuk ka marrë as pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe vendosjen në provë. Do të shkonte drejtpërsëdrejti në burg. Ata po bëjnë ç’është e mundur që të zvarrisë procesin. Shtyrja e procesit do të ketë një fund. Gjykata do të caktojë avokatë kryesisht. Gjykata do të ketë një lloj vendimmarrjeje. Ka një lloj pritshmërie nga ana e avkoatëve, më pas, nga ana e Gjykatës së Apelit, do e detyrojë zotin Salianji. Salianji është marrë si i pandehur, është dënuar nga Shkalla e Parë. Një vendimmarrje mund të merret maksimumi në fund të nëntorit”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!