Gjyqi që fundosi Johnny Depp, aktori i famshëm e mbështet publikisht

schedule11:53 - 10 Nëntor, 2020

schedule 11:53 - 10 Nëntor, 2020

Greg Ellis ka mbështetur publikisht Johnny Depp, pasi humbi gjyqin me gazetën britanike “The Sun”. Përmes një postimi në rrjete sociale, aktori që luajti së bashku me Depp në filmin “Piratët e Karaibeve” u shpreh se kineastët dhe studiot që kanë punuar me të duhet të ofrojnë mbështetje ndaj tij në këtë periudhë të vështirë.

“Unë e njoh JD për më shumë se një dekadë. Kemi punuar në 4 filma së bashku. Fëmijët tanë shkuan në të njëjtën shkollë. Një baba i shkëlqyer. Uroj që më shumë nga aktorët, kineastët dhe studiot që përfituan financiarisht nga puna e tij të tregonin më shumë mbështetje publike.”, ka shkruar aktori.

Kujtojmë që Depp humbi gjyqin me gazetën britanike pak ditë më parë, që e cilësoi si një “dhunues gruaje”. Gjykata hodhi poshtë pretendimet e Depp për shpifje, me argumentin se artikulli i gazetës ishte “thelbësisht i vërtetë”, ndërsa aktori është shprehur se do të apelojë vendimin.

Depp njoftoi gjithashtu se nuk do të interpretojë Gellert Grindelwald në filmin “Fantastic Beasts”. “Dëshiroj t’ju bëj me dije se nga Warner Bros më është kërkuar të jap dorëheqjen nga roli im si Grindelwald në ‘Fantastic Beasts’ dhe unë e kam respektuar dhe pranuar atë kërkesë,” shkroi Depp. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!