Teksa pritet që Gjykata e Apelit të vendosë se kujt do t’i takojë vula e Partisë Demokratike, në ambientet e këtij inctitucioni është parë një prani e shtuar e forcave policore.
Gazetari i Abc News, Ermal Vija raportoi se prania e shtuar policore nuk ka të bëjë me ndonjë reagim të mundshëm lidhur me procesin gjyqësor, por me faktin e protestës së paralajmëruar nga Sali Berisha.
Vija u shpreh se në ambientet e gjykatës kanë mbërritur dy avokatët mbrojtës, të cilët përfaqësojnë Enkelejd Alibeajn.
“Nuk pritet ndonjë reagim i mundshëm, por ka forca të shtuara policie, në fakt nisur kjo edhe nga protesta e lajmëruar e Partisë Demokratike që pritet të nisë në orën 12. Në të njëjtën kohë, procesi gjyqësor pritet të nisë në orën 11 në Gjykatën e Apelit sa i takon vendimit që ka ankimuar PD me përfaqësues Enkelejd ALiebaj, sa i takon vendimit të dhënë nga gjyqtari Agron Zhukri, që ka njohur më herët grupin e Rithemelimit të përfaqësuar nga Sali Berisha.
Përveç masave të shtuara të policisë, kanë mbërritur edhe dy avokatët mbrojtës që përfaqësojnë zotin Aliebaj, Indrit Sefa dhe Rezart Kthupi. Policia ka marrë një sërë masash, por edhe gjykata ka marrë një sërë masash, ku deri në këto momente mund të themi që janë zhvilluar vetëm masat e sigurisë, ndërsa proceset gjyqësore të themelit janë spostuar për një ditë tjetër”, raportoi ndër të tjera gazetari Vija.

