Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjyqi për Kristian Shkrelin/ SPAK: Disa dëshmitarë ndryshuan deklaratat e dhëna

schedule19:07 - 26 Shkurt, 2026

schedule 19:07 - 26 Shkurt, 2026

9 nga 27 dëshmitarë, janë paraqitur të enjten në Gjykatën e Posaçme ku kanë dhënë deklaratat e tyre për gjyqin ndaj kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës Kristian Shkreli, i cili akuzohet për veprën penale të korrupsionit aktiv në zgjedhje.

Gjatë kësaj seance prokurori i Posacëm Dritan Prenci, lexoi edhe disa përgjime ku banori i fshatit Stajke Alfred Martini flet në celular me Kristian Shkrelin ku i kërkon takim për tu ankuar për rrjetin elektrik në fshat. Sipas SPAK ky takim është kryer dhe Kristian Shkreli u ka premtuar se do tu bëjë linjën elektrike.

Pas këtij takimi qytetari Alfred Martini ka pranuar se Kristian Shkreli i ka kërkuar që të shkoje në një takim me Tom Doshin bashkë me persona të tjerë.



Edhe pse Alfred Martini të enjten mohoi që të jetë orientuar nga Kristian Shkreli për të votuar, SPAK ka kundërshtuar. Sipas Spak, Alfred Martini gjatë deklaratës së parë të dhënë para oficerëve të BKH, ka pranuar qe Kristian Shkreli i ka kërkuar që “Ti japë zjarr për Tom Doshin”, dhe të mbështetet Tom Doshi. Madje ne disa komunikime të tjera, Alfred Martini ka telefonuar, edhe banorë të tjerë të zonë duke i organizuar për takimin elektoral me Tom Doshin.

Edhe për 6 dëshmitarë të tjerë, pavarësisht se nuk pranuan se janë ndikuar për të votuar në favor të PSD të Tom Doshit, u kundërshtuan nga Prokuroria duke thënë se janë deklarata të ndryshme nga hetimi paraprak. Në dëshmitë e para edhe këta 6 dëshmitarë kanë pranuar se janë orientuar pas ndërhyrjeve në rrjetin elektrik që të votojnë për partinë e Tom Doshit.

Seanca e radhës do të mbahet me 6 mars ku prite të dëshmojnë 3 persona të tjerë. Për Kristian Shkrelin SPAK i mbylli hetimet në muajin tetor duke evidentuar se ai  ka qenë aktiv në fushatën zgjedhore, në mbështetje të Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë, duke shfrytëzuar nevojat e banorëve të fshatit Stajkë për ndërtimin e infrastrukturës së rrjetit të energjisë elektrike.

Ky investim sipas SPAK është realizuar gjatë periudhës së fushatës elektorale, ndërkohë që kryebashkiaku socialist, u ka kërkuar banorëve të votonin subjektin politik të preferuar prej tij, PSD-në e Tom Doshit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!