Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjyqi për ish-krerët e UÇK në Hagë/ Ish-ndihmës sekretari amerikan, James Rubin nis dëshminë

schedule10:02 - 15 Shtator, 2025

schedule 10:02 - 15 Shtator, 2025

Ka nisur në Dhomat e Specializuara në Hagë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Dëshmitari i parë i thirrur nga mbrojtja e Thaçit, ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin nis dëshminë në Hagë.

Më herët është shprehur se ka shumë për të thënë rreth luftës në Kosovë.

“Do të jem në Evropë, sepse javën e ardhshme do të jap dëshmi në Tribunalin Special për krime lufte në Kosovë dhe si dikush që ishte i dobishëm për Madeleine Albright dhe në themelimin e Tribunalit fillestar për Krime Lufte, do të kthehem në të kaluarën dhe kam më shumë për të thënë për këtë”.

Mbrojtja e ish-presidentit Thaçi synon të thërrasë 11-12 dëshmitarë dhe pasi të përfundojnë provat dhe thirrja e dëshmitarëve të tyre, do të nisë prezantimi nga mbrojtja e ekipit të ish-kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi, të cilët do të paraqesin 4 dëshmitarë.

Për çfarë akuzohen Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi?

Aktakuza u ngarkon atyre përgjegjësi për burgosje të paligjshme, torturë, vrasje, krime kundër njerëzimit, zhdukje me forcë dhe persekutim të qindra civilëve dhe personave që nuk morën pjesë në luftime.

Këto krime dyshohet se ndodhën midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 në vende të ndryshme të Kosovës, si dhe në veri të Shqipërisë.

Sipas aktakuzës, viktimat përfshinin persona të dyshuar se ishin kundër UÇK-së dhe më vonë Qeverisë së përkohshme të Kosovës – në mesin e tyre: anëtarë të komuniteteve serbe, rome dhe ashkali, katolikë, civilë të dyshuar për bashkëpunim me autoritetet serbe, si dhe shqiptarë që mbështetën parti të tjera ose nuk iu bashkuan UÇK-së.

Dhomat e Specializuara theksojnë se Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mbajnë përgjegjësi penale personale për këto krime.

Të katër të akuzuarit e mohojnë fajësinë. Mbrojtja thotë se aktakuza bazohet në një keqinterpretim selektiv të incidenteve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!