Gjyqi për “Gërdecin”, gjeneral Hoxha: Propozimi i kompanisë amerikane që demontimi të bëhej në Bërzhitë u vlerësua si i papërshtatshëm

schedule13:00 - 30 Nëntor, 2023

schedule 13:00 - 30 Nëntor, 2023

Gjeneral Bardhyl Hoxha, ish drejtor i drejtorisë logjistike pranë ministrisë së Mbrojtjes dëshmoi në gjykatë për procesin ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediut, në seancën e zhvilluar për çështjen e “Gërdecit”.

Në fillim nga prokurorët e çështjes u njoh nga një memo të përpiluar prej tij në dhjetor të 2006, ku i ishte kthyer një përgjigje nga drejtoria e logjistikës një fax-i të ardhur nga kompania amerikane, SAC.

Ajo propozonte që demontimi i municioneve të bëhej në Bërzhitë. Ndërkohë përgjigjja sipas drejtorisë logjistike i ishte kthyer në harkun kohor të 24-48 orëve, shkak sipas Hoxhës ishte që Bërzhita nuk ishte vend i përshtatshëm pasi ishte pranë banesave dhe rrugës kryesore si dhe depot nuk ishin të licensuara për te kryer këtë proces.

Gazetari Ermal Vija tha për ABC se në dëshmi Hoxha deklaroi se licensimi nuk ishte ndonjë akt u veçantë, por merrej parasysh gjendja e depos, rrethimi me tela me gjemba dhe izolimi. domethënë, Bërzhita i plotësonte këto kushte.

“ Të pranishëm kanë qenë Sokrat Papadhima, specialist, sekretari i Pergjithshem i Ministrisë së Mbrojtjes, Ardian Mullai dhe një jurist. Nuk e di çfarë është bërë me Gërdecin sepse në atë periudhë u largova nga detyra, duke marrë një post tjetër. Kthimi I përgjigjes për 48 orë u bë pasi çështja e demontimit ishte me shumë rëndësi dhe i jepnim vëmendje çdo projekti dhe sugjerimi të mundshëm. Kishim 109 tonë municion që duhej asgjësuar”, është shprehur ai.

I pyetur nga njëri prej avokatëve të Mediut, për raportin me këtë të fundit, Hoxha tha: “E veçoj nga Ministrat e tjerë për korrektësinë”, mësohet të ketë thënë ai.