Për të disatën herë nuk është mundur të zhvillohet seanca e parë në themel për një nga fraksionet e dosjes së ARRSH-së, me të pandehur Evis Berberin dhe mbi 20 peronave të tjerë.
Shkak është bërë mungesa e avokatëve të Berberit, njëri prej të cilëve paraqiti raport mjekësor. Ndërsa avokati tjetër Gentian Rumano nuk kishte motive të arsyeshme sipas gjykatës, duke e gjobitur me 500 mijë lekë të vjetra.
Ndërkohë seanca e radhës do të mbahet më 1 prill.


