Përfundon seanca për Belerin, prokuroria kërkon të thirren 8 dëshmitarë në gjyqin e radhës

schedule13:54 - 24 Tetor, 2023

schedule 13:54 - 24 Tetor, 2023

Përfundon seanca për Alfred Belerin. Gazetari Ermal Vija raporton se seanca e radhës do të mbahet me datë 7 Nëntor ndërsa Prokuroria kërkoi të thirren 8 dëshmitarë. Më herët, gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesat paraprake të Fredi Belerit dhe Pandeli Kokaveshit për shpalljen e pavlefshme të akteve hetimore.

GJKKO vlerësoi se kjo kërkesë ishte e pabazuar në ligj. Gazetari Ermal Vija raportoi se pas vendimit, avokatët e Belerit kërkuan përjashtimin e trupës gjykuese. Ndërsa gjykata vendosi që këtë kërkesë ta paraqesin me shkrim në sekretarinë e gjykatës. Fredi Beleri u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Sipas prokurorisë, përgjimet tregojnë se ai ka ofruar para në këmbim të votave në favor të tij. Vetë Beleri ka hedhur poshtë akuzat dhe ka folur për një akt me sfond politik. Kërkesat e tij të herëpashershme për ndryshimin e masës së sigurisë janë refuzuar nga të gjitha shkallët e gjyqësorit, të cilave ai u është drejtuar sërish me të njëjtën kërkesë. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!