Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjyqi për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj/ SPAK tregon provat shkencore, si u identifikuan Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj

schedule10:39 - 6 Mars, 2026

schedule 10:39 - 6 Mars, 2026

TIRANË- SPAK paraqiti në gjykatë provat se si ka identifikuar Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj, të akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja më 1 nëntor 2019 në mbikalimin e Shkozetit, në Durrës.

Në seancë u paraqitën disa prova shkresore që lidhen me komunikime në platformën e koduar Sky ECC.

Prokurori Adnan Xholi renditi para gjykatës kodet e përdorura nga anëtarët e grupit kriminal. Sipas prokurorisë, nga komunikimet është identifikuar edhe kodi i përdorur nga Plaurent Dervishaj.



Në një prej bisedave është gjetur një fotografi dhe të dhëna personale, përfshirë emrat e fëmijëve dhe datat e lindjes së tyre, të cilat janë verifikuar dhe rezultojnë se i përkasin Dervishajt.

Gjatë seancës u shfaqën edhe komunikime, fotografi dhe materiale të tjera të shkëmbyera mes tij dhe përdoruesve të tjerë të Sky ECC.

Pas paraqitjes së këtyre provave, prokurori kërkoi që seanca të vijonte me dyer të mbyllura, pasi disa prej komunikimeve përbëjnë sekret hetimor.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!