HAGË– Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në fjalën e tij në Hagë, citoi fjalët e Madeleine Albright, ish-sekretares Amerikane të Shtetit, e cila sipas tij deklaronte “burimin” që frymëzoi UÇK-në.
“Millosheviçi, me sjelljet e tij, ndaj popullit të Kosovës është rekrutuesi më i madh i UCK-së. UCK nuk ishte ushtri e një shtetit, ai ishte organi popullor që po mbrohej nga një shtet agresor”, citoi ai.
Më tej, Thaçi tha se Kosova zgjodhi lirinë e demokracinë, ndërsa Serbia luftën dhe gjenocidin.
“Fakti që UÇK, që nuk ishte organizuar ashtu siç pretendon prokuroria se ishte nuk e zbeh aspak rolin e saj për lirinë e Kosovës.
Nuk e bën kauzën e saj për çlirim më pak fisnike dhe as arritjen e pavarësisë më pak historike, Fitorja e Kosovës ishte më shumë fitore politike dhe diplomatike. Suksesi më i madh i popullit ishte bashkëpunimi i plotë me perëndimin.
Ata na ndihmuan, sepse e dinim se kush ishim dhe çfarë qëllimi kishim. Unë në asnjë çmim, në asnjë rrethanë, nuk do ta rrezikoja këtë aleancë me asgjë në këtë botë, sepse ashtu do të rrezikojA vetë lirinë e Kosovës, do të rrezikoja ekzistencën tonë kolektive. Synimi ynë ishte paqja, nuk ishte lufta.
Kur bota perëndimore thirri Konferencën në Rambuje, ne iu përgjigjëm pozitivisht festes së tyre. UÇK, ishte një nga tri grupet përfaqësues në këtë konferencë.
Pranuam marrëveshjen e paqes, edhe pse ajo nuk i përmbushi të gjitha kërkesat legjitime, por Kosova zgjodhi paqen dhe demokracinë, Serbia zgjodhi luftën dhe gjenocidin”, tha ai./abcnews.al


