Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjyqi në Hagë për ish krerët e UÇK/ Rama: Ç’turp për për drejtësinë ndërkombëtare! Kosova shtet i dalë nga gjaku i një ushtrie çlirimtare

schedule10:48 - 28 Tetor, 2025

schedule 10:48 - 28 Tetor, 2025

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar përmes në statusi në “Facebook”, për gjyqin në Hagë të komandantëve të UÇK.

Ai thekson se Gjykata Speciale ka dalë krejtësisht nga objekti i punës për të cilin u ngrit.

“A nuk është e tmerrshme ta mendosh se shpëtimtarët e një kohe kur vetë ekzistenca e Kosovës ishte në tehun e thikës së gjatë të padrejtësisë historike ndaj shqiptarëve, duhet të paraqiten para një gjykate të dalë krejt nga objekti për të cilin u ngrit, për të dëshmuar se lufta për liri nuk është krim, se rebelimi ndaj një diktature nacional-socialiste nuk është faj, se shteti i ri e sovran i Kosovës nuk ka dalë nga barku i një ndërmarrjeje kriminale, po nga gjaku i një ushtrie çlirimtare?!”, shkruan Rama

Më tej, Rama thekson se ish-presidenti Hashim Thaçi do të mbetet përgjithmonë “emri i njeriut që u bë njësh me fatin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”

“Çfarë turpi për drejtësinë ndërkombëtare dhe edhe më zi për shqipsharësit digjitalë, tifozë të verbuar prej budallakisë kinse patriotike, që edhe mbrapa hekurave të kësaj padrejtësie ulëritëse, e shohin dhe trajtojnë Hashim Thaçin si armik politik, e urojnë të mos dalë më kurrë prej aty; ndërkohë që kur atyre t’u jetë harruar nami e nishani dhe asaj gjykate t’i ketë mbetur vetëm njolla e turpit të historisë, emri i Hashimit do të mbetet përgjithnjë si emri i njeriut që u bë njësh me fatin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.” shton Rama./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!