Ka nisur seanca gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Sot, katërshja e UÇK-së ka mundësinë të thotë fjalët përfundimtare në këtë proces gjyqësor.
Avokati i Thaçit, Lluka Mishetiç tha se nuk ka asnjë provë që Thaçi ka pasur rol në kryerjen e krimeve apo ka transmetuar “qëllimin e përbashkët kriminal” të të akuzuarve, apo të ketë pasur rol në hartimin dhe shpërndarjen e komunikatave të UÇK-së.
“Konsensusi i provave dhe dëshmitarëve ndërkombëtarë dhe brenda UÇK-së ishte se Thaçi nuk dyshohej se ishte përfshirë në krime lufte apo në ndonjë politikë që shënjestronte kundërshtarët. ZPS nuk kishte përgjigje për të hedhur poshtë këto pretendime të hënën. ZPS tha në kundërpërgjigjet e tyre të hënë se mbrojtja nuk dëshiron që ju të bëni punën tuaj si gjykatës”, tha ai,
Ndëra teksa mbajti fjalën e tij Sajmon Loz tha se parashtrimit i mbrojtjes mbështetet në rrëfime të dhimbshme e emocionale.
Më tej theksoi se nuk janë vërtetuar lidhjet e individëve dhe ligjore për akuzat që janë ngritur.
Të pranishëm në Hagë në seancën e fundit janë edhe familjarët e të akuzuarve si dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, që përfaqëson Qeverinë e Kosovës.
Para seancës, Konjufca tha se gjykata ka shkelur të drejtën e të akuzuarve për gjykim në kohë të arsyeshme, pasi ata për më shumë se pesë vjet mbahen në Hagë.
Ai e cilësoi gjykatën si “njëentike që fokusin e kishte padrejtësisht në UÇK”.
“Unë jam këtu për të konfirmuar se lufta jonë ishte e drejtë, e pastër, mbrojtëse, nuk ka qenë luftë kandër asnjë populli tjetër. Targeti i vetëm i uniformave të UÇK-së ishte policia dhe ushtria serbe”, tha ai.
Konjufca shtoi se shpreson që “verdikti të jetë në përputhje me historinë dhe lavdinë e UÇK-së”.


