Gjyqi ndaj Saimir Tahirit, flet avokati Haxhia: Sajesë për ta larguar nga skena politike

schedule20:24 - 11 Qershor, 2020

schedule 20:24 - 11 Qershor, 2020

Maks Haxhia, Kreu i Shkollës së Avokatisë në Shqipëri, njekohesisht edhe mbrojtësi i ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, në një bisedë me gazetarin Endri Xhafo në ABC News, u shpreh në lidhje me procesin gjyqësor të ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, seanca e të cilit u shty për në datën 24 qershor, këtë të enjte.

Sipas avokatit Maks Haxhia, procesi për të implikuar Saimir Tahirin në këtë histori, është një sajesë për ta larguar nga skena politike, pasi posti i ministrit është politik, dhe si i tillë nuk merr ngarkesa personale, për shkak të politikës që ndjek organi kolegjial, në këtë rast qeveria.

Më tej Haxhia në bashkëbisedimin me Endri Xhafon tha se pafajësia e Saimir Tahirit, provohet edhe nga faktet e sjella ditën e sotme, të depozituara pranë trupës gjyqësore.

Haxhia theksoi se për rastin e Tahirit duhen dalluar përgjegjësitë politike, dhe përgjegjësitë penale pasi kjo e fundit, duhet të ketë rrethana konkrete, dhe emra konkretë me veprime konkrete.

“Nëse flasim për përgjegjësi penale duhet folur për persona konkret, me veprime konkrete” u shpreh mbrojtësi i ish-ministrit të brendshëm.

Biseda:

Maks Haxhia: Ishte një njollë, një sajesë për të implikuar dhe larguar nga skena politike z. Tahiri. Kuptohet nga gjithkush që nuk mund të marrë përgjegjësi penale Ministri sepse u kanabizua vendi. Funksioni i Ministrit të Brendshëm është një entitet politik, nuk është entitet me detyrë të përcaktuar, siç është policia e shtetit.

Endri Xhafo: Përveç se jeni avokat jeni edhe një profesor i së drejtës, dhe një figurë publike, ju thoni se ministri i brendshëm nuk ka përgjegjësi penale për kanalizimin  evnedit, atëherë nëse është kështu sic thoni ju, kemi përgjegjësi politike të një organi kolegjial?

Maks Haxhia: Po patjetër, është elektorati që mban qëndrimin me votën e tij nëse ky organ ka kryer mirë detyrën kjo qeveri, detyrë të cilën e realizon përmes kontrollit dhe orientimit politik që i bën Drejtorisë së Policisë së Shtetit.

Endri Xhafo: Z. Tahiri a ndan këtë mendim me ju, që duke mos patur përgjegjësi penale, përgjegjësia politike për kanalizimin  e vendit është e qeverisë ku ai bënte pjesë?

Maks Haxhia: E para, Ministri Tahiri parashtroi se në 4 vite që ka qenë Ministër i Brendshëm, ku diskutohej problemi i kanalizimit, ka patur më pak kultivim se 1 vit më përpara. Pra sasia e pretenduar në 3 vjet ishte më pak se 1 vit përpara. Z. Tahiri është ndër të parët në luftën kundër kanabisit, dhe të fenomenit të trafikimit të lëndëve narkotike, dhe sjell në vëmendjen tuaj Lazaratin. Ishte z. Tahiri ai që inicioi ndërhyrjen në Lazarat ndërkohë që asnjë nga qeveritë e mëparshme nuk e bëri.

Endri Xhafo: Provat që ju keni çuar në gjykatë në Apel, për të marrë pafajësinë edhe nga akuzat e shpërdorimit të detyrës, cilat janë?

Maks Haxhia: Saimir Tahiri gjatë kohës që ishte Ministër, dhe nëpërmjet Tahirit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe veçanërisht drejtoria rajonale e policisë së Vlorës, me provat sot, të cituara edhe me vendimin dhe prezencën dhe analizës që bëri vetë Jaeld Çela në pozicionin  e Drejtorit të Policisë, sollën prova me dokumente, të cilat kishin të bënin përballë përgjegjësisë penale të të gjithë personave të listuar të implikuar në trafikimin. Në kohen kur Saimir Tahiri ishte ministër dhe Jaeld Çela drejtor i policisë Vlorë janë sjellë 225 mijë raste, të dëmtimit dhe të shkatërrimit të kanabisit të mbjella në këtë zonë. Institucionet italiane të gjithë të dhënat se ku ndodheshin këto parcela i ka marrë nga policia e Vlorës.

Endri Xhafo: Lufta dhe shifrat nuk tregojnë detyrimisht dhe nuk e bëjnë zero trafikun, kjo që thoni ju nuk përjashton mundësinë që Habilajt të kenë vazhduar punën e tyre.

Maks Haxhia: Ne po flasim për persona konkretë dhe përgjegjësi konkrete, dhe ju përmendni mundësinë. Në drejtësi nuk ka “mundësi”, nuk flitet me “sikur”.

Endri Xhafo: Nëse një ministër nuk kapet në kushte flagrance, që në automjetin e tij të kapet një sasi droge, është e vështirë të provosh përgjegjësinë penale të një ministri?

Maks Haxhia: Ka një gjë, qe duhen dalluar përgjegjësitë politike dhe përgjegjësit penale. Nëse flasim për përgjegjësi penale duhet folur për persona konkret, me veprime konkrete. Tahiri është i vetmi ministër që i ndryshoi fytyrën policisë së shtetit, është i vetmi ministër që hoqi dorë nga mandati dhe u vu në dispozicion të drejtësisë, është i vetmi ministër që nuk pranoi të vazhdonte detyrën e deputetit.

Në lidhje me vendimin e sotëm të Këshillit të Lartë Gjyqësor për përfundimin e ushtrimit të detyrës të Ardian Dvoranit, Haxhia u shpreh se vendimi i KLGJ për përfundimin e ushtrimit të detyrës nuk mjafton dhe se ky këshill duhet të procedojë njëkohësisht dhe menjëherë me zëvendësimin e tij.

“Mbarimi i  madatit të z. Dvorani nuk është ndonjë gjë e re, mandati është përcaktuar për 9 vjet. Problemi është që këshillat që janë bërë në bazë të reformës në drejtësi  u njoftua se anëtarët e gjykatës së lartë dhe të Gjykatës kushtetuese, rrinë në detyrë deri në zëvendësim. Ju siguroj se Z. Dvorani nuk ka pasur ndonjë dëshirë për të qëndruar në atë detyrë, është nga gjyqtarët e vetëm, që po të kishte Shqipëria 10 të tillë, drejtësia do të ishte ndryshe dhe do kishte fytyrë tjetër. Z. Dvorani duhet të ikë nga detyra në momentin që zëvendësohet. KLGJ duhet të procedojë urgjentisht me zëvendësimin e tij”, u shpreh kreu i Shkollës së Avokatisë Shqiptare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!